E shtunë, 11 qershor 2011, NOA- Kandidatja për zv.Presidente të SHBA-ve Sarah Palin është vënë në qendër të shtypit amerikan por edhe të atij botëror.
Bëhet fjalë për e-mailet e dërguara në kohën kur ajo mbante postin e guvernatores së Alaskës.
Mësohet se në dokumentet u publikuan nga autoritetet e Alaskës në mbi 24 mijë faqe, ku bëhet fjalë për e-maile të dërguara para vitit 2008, kur ajo u zgjodh për të qenë kandidate për zv/presidente të Shteteve të Bashkuara.
Sarah Palin e cila konsiderohet si një kandidate e fuqishme në kampin republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, tha se sasia e madhe e e-maileve të dërguar, tregojnë përkushtimin e saj në kryerjen e detyrës.
Sipas autoriteteve thuhet se janë hequr e-mailet private dhe ato që përbënin apo konsideroheshin si sekrete.
a.y/NOA