Romë, 11 qershor 2011, NOA- Një 52 vjeçar nga Roma është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë nënën e tij 83 vjeçare me një shtizë, në shtëpinë e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në një apartament në zonën Tor Carbone, ku mendohet që autori i kësaj vepre të ketë paraqitur probleme mendore dhe se është kuruar me medikamente, madje edhe në kohën e ngjarjes ka qenë nën trajtim.
Ai e ka plagosur nënën në qafë me një shtizë, në shtëpinë në të cilën dy protagonistët jetojnë vetëm.
Mësohet se e moshuara 83 vjeçare pavarësisht plagës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
a.y/NOA