Librazhd, 12 qershor 2011, NOA – Dy makina janë përplasur më njëra-tjetrën para disa minutash në rrugën drejt Librazhdit, ku mbeti i plagosur rëndë një person.
I aksidentuar ka mbetur drejtuesi i njërës prej makinave, Agim Rrumbullaku.
Rrumbullaku ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Librazhdit, ku po lufton me vdekjen.
Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën Murrash-Librazhd.
Ndërkohë policia rrugore po heton për rrethanat e aksidentit, ku nuk mund të lihet mënjanë pista e parakalimit të gabuar si edhe shpejtësisë tej normave të lejuara.
mit/NOA