English

Buxhuku: Vonesat dhe tarifat doganore po dëmtojnë tregun me Kosovën

Tiranë, 12 qershor, NOA - Konfederata e Industrive të Shqipërisë (Konfindustria) ka reaguar sot lidhur me problemet që kanë shfaqur kohët e fundit bizneset shqiptare dhe kosovare në pikat doganore të dy vendeve.

një deklaratë për mediat, Administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku deklaron se tarifat e lata po dëmtojnë tregun prej 7 milionësh. “Rritja e paarsyeshme e kostove të transportit si pasoje e vonesave doganore vetëm për shkaqe lehtësisht të parashikueshme dhe të zgjidhshme është goditje e pastër, që i jepet krijimit të Tregut të Përbashkët Shqiptar prej 7 milion konsumatorësh si qëllimi strategjik dhe mundësia më e mirë për zhvillim ekonomik të shpejtë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës”, shprehet ai.

Buxhuku shton se rritja e kostove të shpërndarjes dhe transportit ul ndjeshëm fuqinë konkurrenciale të prodhimeve dhe shërbimeve të Shqipërisë dhe Kosovës duke i dhënë përparësi vendeve të treta konkurrente në tregti në rajon dhe më gjerë. “Duhet të kemi parasysh, se me uljen e fuqisë konkurruese të mallrave dhe shërbimeve të përbashkëta jepet një goditje tjetër në uljen e masës së përgjithshme të shkëmbimeve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”, thotë ai.

Duke u ndalur në pikat doganore, ai shprehet se vonesat e vazhdueshme janë të shkaktuar kryesisht në pikën doganore të Morinës në Kukës. Nga ana tjetër, Buxhuku shprehet se për shkak të vonesave në doganë rruga Durrës-Kukës nuk ka sjellë shkurtim të kohës për bizneset.

“Është krejtësisht e papranueshme, që tashme që infrastruktura fizike rrugore, që lidh bizneset e Shqipërisë dhe Kosovës të jetë e ndërtuar dhe koha e përgjithshme e transportit të mbetet pothuaj e njëjtë si përpara ndërtimit të Rrugës së Kombit vetëm për shkaqe njerëzore lehtësisht të tejkalueshme”, shprehet ai.

Në emër të Konfindustrias, Buxhuku kërkon nga institucionet “përkatëse publike doganore të 2 vendeve përmirësimin sa më të shpejtë të gjendjes krejtësisht të papranueshme. Duke patur parasysh, se koha është pjesë kryesore e kostove të transportit dhe shpërndarjes së prodhimeve dhe shërbimeve, vonesat në kufirin e përbashkët Shqipëri-Kosovë i japin goditje të rënda, afatgjatë dhe të njëkohshme ekonomive të dy vendeve”.

a.k/NOA

KOMENTE