English

Celuliti, receta natyrale anti-celulit në kushtet e shtëpisë

Romë, 12 qershor, NOA -Shpesh flasim për trajtimet anti-celulitit, shumë ose më pak të shtrenjta, shumë ose më pak të rrezikshme.

Por ekzistojnë dhe metoda në kushtet e shtëpisë. Me sa duket ato janë të dobishme, falë punës dhe përvojës së femrave. Më poshtë jepen disa receta, natyrale që mund të aplikohen një ose dy herë në javë.

1. Me bajame dhe kafe Përbërësit kafe vaj bajame i ëmbël një tas i përshtatshëm për mikrovalë letër transparente kuzhine

Përgatitja Hidhni kafen në një tas dhe ngroheni në mikrovalë për 15 sekonda. Masazhoni direkt me masën e ngrohtë vendet më të prekura nga celuliti, ku keni aplikuar më parë vajin e bajames për të lejuar kafen të veprojë më mirë. Mbështillni me letër transparente kuzhine vendet që keni masazhuar sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që kafeina të absorbohet nga lëkura duke minimizuar celulitin. Lëreni të paktën dhjetë minuta, pastaj hiqni letrën dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë.

2. Me, livando grejpfrut dhe hedra (Edera helix) Përbërësit Një shishe 50ml 12 pika vaj bajame të ëmbël 5 pika vaj esencial grejfrut 5 pika vaj esencial livando 10 gjethe hedra

Përgatitja

Vendosni 10 gjethe hedre në një filxhan me ujë të ngrohtë dhe i lini ato për 20 minuta. Hiqini nga zjarri dhe i lini të qëndrojnë për 20 minuta. Hiqni gjethet dhe i vendosni ato në mikser me 5 pika vaj bajame të ëmbël. Vendosni mënjanë lëngun e gjetheve të ziera. Përzieni vajin e bajames me vajin e geifrutit, vajin e livandës dhe pesë pika nga lëngu i gjetheve të hedrës të ziera. Aplikoni gjethet e përgatitura në mikser në zonat e prekura nga celuliti. I mbuloni me letrën e kuzhinës. Shpëlajeni pas 30 minutash dhe pastaj aplikoni përzierjen e vajrave duke masazhuar zonat e prekura nga celuliti.

3. Me gështenja Përbërësit 500 g gështenja një lugë gjelle kanellë pluhur një grusht rozmarinë

lëkurë portokalli 10 pika vaj esencial selvi 10 pika vaj esencial limoni 10 pika vaj esencial barbarozë

Përgatitja Vendosni rozmarinën në një tenxhere me 2 litra ujë të valë. I hiqni nga nga uji, shtoni gështenjat dhe i gatuani deri sa të përfitohet një masë si krem. Shtoni lëkurën e portokallit, të copëtuar. Masën e përgatitur lëreni në frigorifer për disa orë. Pastaj shtoni vajrat esenciale duke i përzier me masën. Aplikoni kremin e përgatitur në zonat më kritike dhe mbulojeni me letër transparente kuzhine. Pas gjysmë ore, shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

a.e./NOA

KOMENTE