English

Cigaret bllokojnë oreksin

SHBA, 12 Qershor NOA- Kanë qenë studiuesit e Kolegjit të mjekësisë të Huston në Baylor që të koordinuar nga Marina Piciotto e shkollës së mjekësisë të Universitetit të Yale në New Haven, kanë zbuluar se si nikotina vepron në disa pjesë të trurit, duke neutralizuar sensin e urisë apo oreksit që mund të kemi.

Praktikisht, tymi i cigareve lidhet me receptorët e nikotinës – që njihen si alpha3beta4 – të lokalizuar në neuronet e hipotalamusit.

Pikërisht hipotalamusi në krahun tjetër merr këto sinjale që dërgohen nga stomaku për të bërë të ditur nëse organizmi ka ose jo nevojë për ushqim.

Tashmë, të paktën për minjtë, në rast se këto receptorë lidhen me nikotinën, kapen mekanizma të cilët bllokojnë oreksin.

r.b/NOA

KOMENTE