English

Dy vëllezër nga Tropoja, rrëmbejnë dhe rrahin 25 vjeçarin

Lezhë, 12 qershor 2011, NOA- Dy vëllezër me origjinë nga Tropoja por banues në qytetin e Lezhës, pas një konflikti të momentit për probleme familjare, kanë marrë me forcë një mjet tip Fiat Punto me targa të Kosovës së bashku me drejtuesin e tij duke e goditur me mjete të fortë në trup dhe në kokë.

Sipas policisë dy autorët janë identifikuar si Guxim Mëhillaj 27 vjeç dhe Aleksandër Mëhillaj 20 vjeç, ndërsa i dhunuari si Edi Nika 25 vjeç, banues në Ishull Shëngjin-Lezhë, të cilin e kanë lënë të lirë më pas në zonën Kunë-Shëngjin.

Vetëm pak para mesnate i dhunuari është dërguar drejt spitalit dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën

Nga ana e policisë ka nisur puna për kapjen e tyre dhe zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes.

a.y/NOA

KOMENTE