Ankara, 12 qershor 2011, NOA - Kur janë numëruar afro 98 % e votave, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan duket se ka marrë një fitore të thellë me rreth 50.2 % të votave.
E përkthyer në mandate deputetësh, partia e Erdogan duket se do të ketë 326 vende në parlament nga 330, që i duheshin për të patur 2/3-at në kuvend.
E dyta është renditur Partia Republikane me 25.9 % ose 135 vende në parlament, ndërsa të tretët vijnë nacionalistët me 13.1 % të votave ose 54 deputetë dhe 6.4 % ose 35 deputetët që kanë fituar si të pavarur.
Synimi kryesor i kësaj partie ishte fitorja e 2/3-ve të vendeve në parlamentin turk.
Kjo do t’i jepte mundësinë, partisë së kryeministrit Erdogan, të bënte ndryshimet kushtetuese pa ndihmën e opozitës apo të një referendumi popullor.
Gjatë fushatës zgjedhore në Turqi, Erdogan ka premtuar kryerjen e reformave të thella në vend që do t’i mundësonin popullit turk më shumë të drejta dhe liri.
mit/NOA