Arizona, 12 qershor 2011, NOA - Gabrielle Giffords, kongresmenia amerikane që i mbijetoi sulmit me armë janarin e shkuar gjatë një takimi elektoral në Tukson të Arizonës ka publikuar në Facebook fotot e saj të para që pas shërimit.
41-vjeçarja u qëllua me armë nga një i ri, i cili vrau 6 persona dhe plagosi 13 të tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në kohën kur kongresmenia amerikane po bënte një diskutim të hapur me zgjedhësit e saj.
Në atë moment 22 vjeçari Jared Lee Loughner hapi zjarr duke bërë një masakër të vërtetë.
Gjashtë persona humbën jetën, mes të cilëve një vajzë 9-vjeçare dhe një gjykatës federal. Ndërkaq 22-vjeçari i akuzuar si autor i masakrës pritet të dalë ditën e hënë përpara gjyqit.
mit/NOA