Manila, 12 qershor 2011, NOA - Zhanri Balauig, fëmija i parë i një hekurpunuesi filipinas është njeriu më i shkurtër në botë. Gjatësia e tij është vetëm 59, 93 cm.
Përfshirja e Balauig në librin e rekordeve Guinnes u bë pikërisht në 18-vjetorin e lindjes së tij.
Tre vëllezërit e tjerë të Zhanrit kanë një zhvillim normal në krahasim me të.
Prindërit e tij shprehen krenar për djalin e tyre, i cili ka lindur në ishullin Midanao, 865 km në jug të Manilas.
Zhanri ecën me vështirësi dhe lodhet shpejt.
Ai është tashmë në krye të listës si njeriu më i shkurtër në botë, duke zëvendësuar Hagedra Tapa Magar nga Nepali, i cili u shpall tetorin e kaluar si njeriu më i shkurtër në botë me 67.08 cm.
Gjatë ceremonisë së shpalljes së Zhanri Balauig si njeriu më i shkurtër në botë nga Libri i Rekordeve Guinnes, familja arriti të mbledhë shumë të ardhura.
Babai i tij tha se Zhanri ishte shëndetlig dhe se ndali së rrituri në moshën 2 vjeç. Menjëherë sapo fiku qirinjtë e 20-vjetorit ai tha se ishte i lodhur dhe se nuk mund të qëndronte më në këmbë.
mit/NOA