English

Parashikimi i motit për 13 Qershor 2011

Tiranë, 12 qershor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, nesër zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët por vranësirat do të jenë të pranishme, ndërsa me vranësira dhe shira të dobët dhe të izoluar do të jenë zonat malore të Shqipërisë.

Edhe gjatë pasdites bregdeti dhe zonat e ulëta do të mbeten me kthjellime duke lënë sërish zonat malore me vranësira dhe shira të izoluar. Më të theksuara vranësirat dhe shirat do të jenë në ekstremin verior dhe jugor të territorit. Gjatë natës vranësirat dhe shirat do të largohen nga i gjithë vendi.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale si në ato minimale dhe në ato maksimale.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h dhe drejtim Jugperëndimor duke gjeneruar në Adriatik dhe në Jon dallgëzim 2 ballë.

Europa

Nesër, Europa Veriore, Veriperëndimore si edhe një pjesë e Europës Qendrore do të karakterizohen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë gjatë gjithë ditës. Po ashtu vranësira, shira dhe stuhi të forta ere do të ketë në vendet e Balltikut dhe zonën e Alpeve ku problematike në këto zona do të jenë edhe rënie e ndjeshme e temperaturave. Në kushte të vranësirave dhe shirave do të jetë edhe pellgu i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit po në këto rajone nuk do të mungojnë edhe kthjellimet e herë pas-hershme. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do të rrezikohen nga shira intensiv

- Zona e Alpeve rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere

- Skandinavia rrezikon stuhi të forta ere dhe shira të dendur

a.y/NOA

KOMENTE