Tiranë, 12 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 12 Qershor 2011.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor; “Dosja e pasurisë së Bashës, fshihet edhe Presidenti”, i cili flet për kontrollin e pasurive të zyrtarëve të lartë. Një tjetër artikull i kësaj gazete është; “Servet Pëllumbi: Mjerë lideri që harron se erdhi koha të iki”.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Nano: Rama s’më ka nisur ftesën e PS”, i cili flet për reagimin e djeshëm të ish-kreut të PS-së për 20-vjetorin e partisë. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Aleatja e PS: Gjyqtarët e Kolegjit të zëvendësohen”, “Vëllai i Elvis Roshit: Griselda s’na linte që t’i preknim barkun”, “Rrëfimi: Ja si e shmangu im shoq rënien e avionit mbi Lushnje në vitin 1966”.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor; “Kriza politike, 14 deputetë në KE”, i cili flet për takimin e radhës mes deputetëve shqiptarë dhe Këshillit të Europës. Disa tituj të tjerë të gazetës janë; “Dhëndëri 17 vjeçar procedohet për ‘nusen’ 12 vjeçare”, “Greqia nis kërkimet për naftë në detin Jonë, Ministria e Jashtme: Nuk kemi dieni për lajmin”, “Angjeli: PS, një forcë kryesore edhe për të ardhmen”, “Përvjetori i 20-të i PS, mungojnë Nano dhe Meta ndër të ftuarit”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor; “Pasuria, njeriu i ish-ministrit 4 milionë euro për gjashtë muaj”, i cili flet për hetimet e bëra nga Inspektorati i Deklarimit të Kontrollit të Pasurive. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Vrau popullin e vet, a duhet të iki Mubaraku nga ‘Rruga e Paqes’”, “Rrëfimi: Si e nxorën të papërgjegjshëm Kasëm Trebeshinën në vitin 1976”.
Gazeta “Koha Jonë”, ka si argument kryesor; “Nano: Nga Rama nuk pres ftesë, po ndjesë”, i cili flet për reagimin e djeshëm të ish-kreut të Partisë Socialiste. Disa tituj të tjerë të gazetës janë; “20 vite PS, Moikom Zeqo: Intelektualët janë zëvendësuar me servilë”, “Valbona Mema: Videoklipi i ri, surpriza ime e verës për ju”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA