Berat, 12 qershor 2011, NOA - Rreshjet e dendura të shiut të rëna gjatë gjithë ditës së sotme kanë përmbytur për minuta të tëra disa rrugë kryesore të qytetit të Beratit.
Korrespondenti i agjencisë NOA bën me dije se për shkak të intensitetit të rreshjeve është përmbytur qendra e qytetit të Beratit, një rrugë kyç e lagjes “30 Vjetori”, një rrugë pranë Gjykatës së Rrethit të Beratit, një nyje kryesore në lagjen “22 Tetori”.
Shkak për përmbytjen e rrugëve nga rreshjet e shiut janë bërë bllokimi i kanalizimeve të ujërave, duke bërë që uji të vërshojë në rrugë e duke mbushur me ujë disa pjesë të rëndësishme të aksit rrugor Uznovë- Kombinat dhe në trotuare.
Pas bllokimit të pusetave dhe daljes së ujit nëpër rrugë me situatën e vështirë të qarkullimit në rrugë janë përballur tregtarët ambulantë, drejtuesit e automjeteve, por edhe kalimtarët e rastit.
Ndërkohë situata e rrugëve në qytet është normalizuar vetëm pas pushimit të rreshjeve.
mit/NOA