English

Shkoi në disko, la vajzën 2 vjeçe në makinë, paditet nëna

Alghero, 12 qershor 2011, NOA- Një nënë italiane më shumë e përkushtuar pas kënaqësive të saja se sa ndaj fëmijës dy vjeçare e ka lënë atë në makinë për të shkuar në disko.

Mësohet se gruaja e ka lënë vajzën e saj 2 vjeç e gjysëm në makinën parkuar jashtë klubit të natës, ku kishte shkuar për të kërcyer bashkë me një mikun e saj.

Vajza që qante është pikasur afër mesnatës nga një kalimtar i rastit i cili ka njoftuar karabinierët.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policët kanë liruar vajzën dhe kanë gjetur nënën e saj në brendësi të lokalit.

Menjëherë më pas gruaja është paditur për braktisje të miturish, ndërsa nga ana e policisë po hetohet nëse ka pasur raste të tjera të ngjashme më parë.

a.y/NOA

KOMENTE