E diel, 12 qershor 2011, NOA- Facebook ka tradhtuar një çift të fejuarish grabitës. Policia ka krahasuar imazhet e pajisjes së mbikëqyrjes në një supermarket, me ato të një profili në Facebook të njërit prej tyre, ku nga aty ka bërë edhe identifikimin e dy autorëve të grabitjes.
Në 23 maj një punonjës i supermarketit i kishte kërkuar çiftit që të dorëzonte sendet e vjedhura, por të dy kishin tentuar ta godisnin me thikë dhe shpëtuan paq, por më vonë ka qenë rrjeti social ai që i ka spiunuar, pas ballafaqimit të pamjeve.
Ndaj tyre është ngritur akuza për vjedhje të rëndë me përdorimin e armëve.
a.y/NOA