Kalifornia, 12 Qershor NOA - Në një mosmarrëveshje për sa i përket zgjedhjes së ushqimeve në një restorant kanë fluturuar grushta dhe goditje karateje.
Më të keqen e ka pësuar i biri 20-vjeçar i Nicolas Cage, Weston, i cili është goditur rëndë nga trajneri i tij personal në një trotuar të Hollywood.
Këngëtari i grupit heavy metal “Eyes of Noctum” dhe aktor okazional është përpjekur të mbrohej ashtu siç mundej, por më pas u rebelua ndaj policisë dhe përfundoi në një spital psikiatrik.
Ky sherr është xhiruar dhe më një video amatore dhe më pas u shpërnda nga siti i gossip “Tmz”.
Në imazhet e saj shihet Weston në tokë dhe trajneri i tij që është mbi të duke e qëlluar me një seri gruhatsh.
r.b/NOA