English

Vetëgjyqësi, merr hak për të atin, plumb 45 vjeçarit

Mallakastër, 12 qershor 2011, NOA- Gjakmarrja ka goditur sërish sot, duke i marrë jetën një personi, ku një vrasje ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Mallakastër.

Sipas të dhënave paraprake nga policia bëhet e ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se është qëlluar me armë gjahu dhe ka gjetur vdekjen Asqeri Merkaj 45 vjeç nga fshati Poçem i Mallakastrës.

Mësohet se shkak për këtë vrasje të kenë qenë motive hasmëri mes viktimës dhe autorit i cili është identifikuar si Lefter Malaj i moshës 43 vjeçare.

Sipas policisë thuhet se dyshohet që kjo vrasje të ketë ndodhur pasi Merkaj vetëm 3 ditë më parë i ka vrarë të atin 43 vjeçarit Malaj.

Në mosrespektim të drejtësisë vetëgjyqësia është parë rruga më e shpejtë për të larë hakun e të atit, çka ka bërë që dënimi i djalit ndaj Merkajt të jetë ekzekutimi.

Pas kësaj ngjarje, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu të zonës ku është bërë edhe arrestimin e të dyshuarit si autor Lefter Malaj.

a.y/NOA

KOMENTE