Ankara, 12 qershor, NOA – Në gjithë vendin janë hapur 200 mijë qendra votimi dhe zgjedhjet e sotme zhvillohen për të përcaktuar 550 deputetët e parlamentit turk.
Sondazhet parashikojnë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e kryeministrit Rexhep Tayip Erdogan, do të dalë fituese në zgjedhje. Parashikimet flasin për një fitore me më pak vota se ajo e vitit 2007.
Nëse 57-vjeçari Erdogan do të arrijë të marrë shumicën e mandateve edhe në këto zgjedhje, atëherë ai pritet të udhëheq qeverinë në mandatin e tretë të AKP-së në pushtet.
a.k.NOA