English

Arrihet marrëveshja, trupat amerikane në Poloni

Varshavë, 13 qershor 2011, NOA - Shtetet e Bashkuara dhe Polonia kanë nënshkruar një marrëveshje ushtarake, e cila do t’i lejojë forcat ajrore amerikane të dislokohen në territorin polak. Zbatimi i marrëveshjes do të nisë në 1 janar të vitit 2013.

Marrëveshja parashikon qëndrimin e përhershëm të një njësie ushtarake amerikane si dhe uljen në rast nevoje të avionëve luftarakë amerikanë në Poloni.

Pjesë e marrëveshjes është edhe stërvitja e përbashkët e pilotëve amerikanë dhe atyre polakë.

“Duke nisur nga viti 2013, një njësi ushtarake amerikane do të zhvendoset në Poloni, për të ndihmuar në çdo rast uljen e avionëve luftarakë amerikanë” deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes ministri polak i Mbrojtjes, Bogdan Klic.

mit/NOA

KOMENTE