Rio de Janeiro, 13 qershor NOA - Barbara Berluskoni dhe Alexandre Pato, dorë më dorë janë fotografuar teksa, pas një shëtitje në qytet, gjatë një
nate gri në shoqërinë e një shiu të rrëmbyeshëm, janë rikthyer në Hotel Fassano të Ipanemas, në Rio de Janeiro.
Lajmi është bërë i ditur nga siti online vendas, që ka nxjerrë në rrjet imazhe të shumta.
Njëri prej tyre thekson dhe bezdinë që është krijuar tek çifti nga prania e fotografëve të cilët i kanë ndjekur dhe teksa ishin në një restorant në jug të Rios.
r.b/NOA