English

Berlusconi pranon: Italianët nuk e duan energjinë atomike

Romë, 13 qershor 2011 NOA/ ANSA- Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka pranuar se italianët kanë votuar kundër energjisë bërthamore në referendum. Me rezultatin e mjaftueshëm mbi 50 % kundër, Berlusconi tha se Italia duhet t`i thotë lamtumirë energjisë bërthamore dhe të shohë drejt asaj të rinovueshme.

Kryeministri italian kishte në plan të riaktivizonte centralet atomike të fikur në vitin 1980 dhe kishte bërë thirrje për bojkotimin e referendumit, ku u votua për katër çështje.

Sipas shifrave të dhëna nga Ministria e Brendshme, rezultati është 57 %, i cili tregon se apeli i Berlusconit është refuzuar.

Më herët, rezultatet konfirmonin se elektorati kishte votuar në masë të madhe për anulimin e ligjeve të propozuara nga kryeministri.

a.q/NOA

KOMENTE