Durrës, 13 qershor 2011, NOA – Trupi i pajetë i një femre i gjetur dy ditë më parë në aksin rrugor Lalëz-Ishëm i përket 29-vjeçares Rolanda Kaja.
Rolanda Kaja lindur në fshatin Kryevidh në Kavajë banonte në lagjen 13 në Durrës dhe ishte e divorcuar.
Familjarët e saj kishin bërë kallëzim në polici për largimin nga banesa në 07.06.2011.
Por trupi i pajetë i Kajës u gjet në datën 11 qershor.
U desh kqyrja e kufomës nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë që të identifikonin kufomën e gjetur në gjendje të dekompozuar.
Ekspertët nuk konstatuan shenja dhune apo arme zjarri në trupin e viktimës.
Por, policia e Durrësit po punon ende për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
mit/NOA