English

Ethet e Tiranës, Kolegji nuk është mbledhur ende

Tiranë, 13 qershor 2011 NOA- Edhe pse ishte njoftuar se ne oren 19:30 do niste mbledhja ku do te deklarohej vendimi perfundimtar per kreun e Bashkise se Tiranes, Kolegji Zgjedhor nuk ka nisur ende mbledhjen. Mesohet se situata ne seline e PD dhe ate te PS eshte e qete dhe ne pritje te vendimit te Kolegjit Zgjedhor.

Aktualisht në selinë e Gjykatës së Apelit ka lëvizje, si dhe janë të pranishëm personat e interesuar, konkretisht avokatët e PD dhe PS, si dhe një prani e shtuar e anëtarëve të komisionit të ligjeve nga të dyja palët. Pritet që trupa gjyqësore, me në krye Dhurata Haverin të mblidhet dhe vendimi do të jepet patjetër sot.

Pasi ka dëgjuar për rreth 6 orë palët e interesuara atë të Partisë Socialiste, Komisionit Qendror Zgjedhor dhe Partisë Demokratike si palë e interesuar, Kolegji Zgjedhor është tërhequr për të administruar provat e paraqituara. PD dhe KQZ i kanë kërkuar sot Kolegjit Zgjedhor rrëzimin e padisë së socialisteve të cilët kundërshtojnë tabelën përmbledhëse të rezultatit të Tiranës dhe tabelat e cdo grupi numërimi.

a.q/NOA

KOMENTE