English

Kapen tre vjedhës çantash në Qytetin Studenti

Tiranë, 13 qershor 2011, NOA - Goditet në Tiranë një grup vjedhësish që vepronin në zonat e rrugës së Elbasanit, në Qytetin Studenti, në lagjen “Ali Demi” e në zona të tjera në kryeqytet.

Grupi i hajdutëve ishin të njohur për vjedhjen e çantave, portofolave dhe banesave.

Efektivët e Komisariatit nr. 1 të Tiranës informojnë se falë hetimit u arrestuan 18-vjeçari Xhevdet Ismen Rexhmati, 18-vjeçari Ramazan Muharrem Latifi të dy banues në Tiranë dhe 21-vjeçari Ervin Beqir Mehmetaj, që banonte në Qytetin Studenti.

Arrestimi i tre vjedhësve u arrit pas një hetimi disa mujor.

Sipas policisë tre hajdutët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjerin, kanë vjedhur gjatë natës në Qytetin Studenti në dhomën 407, të godinës 14 një portofol me 20 000 lekë, një celular “nokia”, dhe sënde të tjera veshëmbathje.

Sendet u gjetën në dhomën 211 të godinës 14, që i perket shtetasit Ervin Mehmetit.

Atij iu gjetën bashkë me sendet e vjedhura edhe një thike, një shkop gome hekuri si i policisë dhe 3 fishekë luftarakë.

Tre të arrestuarit dyshohen se kanë vjedhur banesën në pronësi të një shtetasi, në 08.05.2011, duke vjedhur 500 Euro e 50 000 lekë.

Gjithashtu me dt. 10.06.2011, dyshohet se shtetasi Ramazan Latifi, i ka vjedhur me anë të mashtrimit 1000 lekë shtetasit Altin Ferhati, banues në Qytetin Studenti Tiranë.

tre të arrestuarit do të ndiqen penalisht për vjedhje nga Prokuroria e Tiranës.

mit/NOA

KOMENTE