English

Mbërrin në Libi ministri gjerman i Mbrojtjes

Bengazi, 13 qershor 2011, NOA - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Guido Westerwelle, mbërriti në mesditë në qytetin Bengazi të Libisë, zonë e kontrolluar nga kryengritësit antiqeveritarë.

Sipas agjencive franceze të lajmeve Westerwelle pritet të takohet me përfaqësues të kryengritësve, me të cilët do të diskutojë rreth situatës më të fundit në Libi.

Pas mbërritjes së tij në Bengazi, ministri gjerman i Mbrojtjes, Guido Westerwelle ka vizituar menjëherë kreun e Këshillit Tranzitor Kombëtar, Mustafa Abdeljalil, i cili është në krye të lëvizjes kryengritëse kundër regjimit të kolonel Muammar Gheddafit.

mit/NOA

KOMENTE