English

Mijëra pelegrinë i ngjiten kishës së shenjtë të Shën’a Ndout

Laç, 13 qershor 2011, NOA – Kisha e njohur e Shën'a Ndout në Laç është bërë nga mbrëmë epiqendra e pelegrinazhit të besimtarëve nga e gjithë Shqipëria.

Besimtarët përkujtojnë sot në 13 qershor vdekjen e shenjtorit 7 shekuj më parë.

Mijëra besimtarë janë ngjitur në majën e kodrës ku ndodhet vendi i shenjtë, duke ndjekur rrugën që ndoqi këmbëzbathur shenjti Shën’a Ndou deri në shpellën e Shën Vlashit.

Gjatë këtij pelegrinazhi këmbëzbathur besimtarët kanë ndezur qirinj, kanë lënë objekte personale në kërkim të mirësive dhe janë lutur për të dashurit e tyre e për sa më shumë mirësi në familje.

Besimtarët, të cilët e ndjekin këtë ritual prej shumë vitesh shprehen se ata besojnë tek ky vend i shenjtë.

Sipas besimtarëve kisha e Shën’a Ndout u ka bërë mrekulli të mëdha njerëzve, andaj edhe lutjet e tyre në këtë pelegrinazh janë lutje për paqe, dashuri e begati në familje.

Gjatë paradites besimtarët morën pjesë edhe në meshën tradicionale, që përmbyll pelegrinazhin e 13 të martave të Shën’a Ndout.

Marshimi i pelegrinëve drejt kishës së Laçit është mbikqyrur nga forcat e policisë, të cilat kanë siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit.

Pelegrinazhi në kishën e shenjtë të Shën’a Ndout mbledh çdo vit rreth 1 milionë besimtarë nga i gjithë vendi, duke bërë që çdo 13 qershor qyteti i vogël i Laçit të mbipopullohet nga besimtarët.

mit/NOA

KOMENTE
  • Albert Sejdini16:10 - 13 Qershor 2011
    per shum vjet eshte gjeja me e bukur per mua besoj shum ne kete kishe edhe pse nuk kam shkur noj here per shkak te emigrimit edhe te neglizhences time.....