English

Mohammed, “truri” i sulmeve të Al Kadës

Mogadishu, 13 qershor 2011 NOA- Udhëheqësi i rrjetit terrorist të Al Kaedës në Afrikën Lindore, Fazul Abdullah Mohammed, u vra gjatë një shkembimi zjarri në Mogadishu. Mohammed ka qenë organizator i një sërë atentateve të Al Kaidës.

Ai ishte mjeshtër i maskimit dhe i hileve. Fazul Abdullah Mohammed, udhëheqësi i Al Kaedës për Afrikën Lindore përdori në të kaluarën të paktën 18 emra të ndryshëm. FBI-ia amerikane kishte caktuar 5 milionë dollarë për kapjen e terroristit. Tani ai u vra rastësisht në Somali.

Testi i ADN-së dha siguri

Kur atë e vranë, në një postbllok rruge në Somali, shefi i organizatës terroriste kishte me vete një pasaportë afrikanojugore, rreth 40.000 dollarë dhe disa celularë. Testet e ADN-së konfirmuan se bëhet fjalë me të vërtetë për terroristin më të kërkuar të kontinentit.

Fazul Abdullah Mohamedi lindi në fillim të viteve '70 në Komore. Thuhet se ai nisi studimet për mjekësi në Pakistan. Por nga universiteti ai u largua shpejt, për t'u bashkuar me Al Kaidën. Në Afganistan atë e stërvitën si luftëtar dhe fitoi brenda organizatës famën si specialist kompjuterash. Veç kësaj ai fliste rrjedhshëm pesë gjuhë.

Organizator i shumë atentateve të Al Kaedës

Në listën e personave të kërkuar, Fazul Abdullah Mohamedi u shfaq për herë të pas atentateve në Kenia dhe në Tanzani në fund të viteve '90. Në to u vranë 240 vetë dhe u plagosën mijëra të tjerë.

Hetuesit e bëjnë atë përgjegjës edhe për atentatin ndaj një hoteli izraelit në bregdetin e Kenias, me 13 të vrarë në vitin 2002. Së fundi, ai besohet se ka qenë organizatori i atentateve në Uganda gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit 2010. Lëndë eksplozivi shpërthyen në lokale, në të cilat po shfaqeshin ndeshjet. Nga shpërthimet u vranë 70 vetë.

a.q/NOA

KOMENTE