Tiranë, 13 qershor, NOA – Para pak minutave më parë ka nisur seanca e Kolegjit Zgjedhor ku po shqyrtohet ankimimi i Partisë Socialiste mbi vendimin e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për Tiranën.
Relatorja e kësaj çështje është gjyqtarja Dhurata Haveri. Ndërsa anëtarët e trupit gjykues janë; Astrit Kalaja, Marie Qirjazi, Meriban Mullai dhe Sashenka Jonuzi.
Në seancë janë paraqitur avokatët e gjitha palëve; Eno Bushi dhe Eridjan Salijanji për Partinë Socialiste, Ivi Kaso dhe Ogert Bylykbashi për Partinë Demokratike, si dhe një përfaqësues ligjor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Partia Socialiste kërkon pavlefshmërinë e vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutinë e gabuar dhe shpalljen fitues të garës për kreun e Bashkisë së Tiranës kandidatin e mazhorancës Lulzim Basha.
a.k/NOA (vijon...)