English

OSBE, Wolfarth: Të respektohet Kushtetuta

Pogradec, 13 qershor 2011 NOA- Ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth nga qyteti i Pogradecit, gjatë një takimi me disa organizata jo qeveritare i është drejtuar gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhorë, duke deklaruar se vendimet duhet të merren ashtu siç e parashikon Kushtetuta Shqiptare.

“Procedurat paszgjedhore duhet të kryen sipas ligjit, procesi i numerimit duhet te kryhet sipas kushtetutes dhe e rëndësishme është respektimi i kodit zgjedhor e kuadri ligjor në Shqipëri, pasi kjo është arsyeja që ky proces zgjati”, ka deklaruar ambasadori i OSBE.

Wollfarth ka nënvizuar se në të ardhmen duhet të bëhen reforma dhe ndryshime, me qëllim që procesi i numerimit te jete më i shpejtë.

a.q/NOA

KOMENTE