Vlorë, 13 qershor 2011 NOA- Mbytet një anije me vela në afërsi të gjirit të Palasës. Pas problemeve me motorrin e anijes, tre marinarët gjermanë të ndodhur në bord kanë lëshuar alarmin për ndihmë, cka ka bërë që të mbërrijnë menjëherë rojet kufitare dhe Guardia di Finanza. Bëhet e ditur se kanë shpëtuar nga mbytja tre marinarët gjermanë, ndërsa anija, e cila kishte marrë ujë, për shkak te problemeve teknike është fundosur e gjitha.
a.q/NOA