Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha u mblodh sot grupi parlamentar i Partisë Demokratike, kryefjalë e së cilës ishin kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë.
Duke paralajmëruar ngritjen e një Komisioni Shtetëror, i cili do të ketë në përbërje përfaqësues të shquar të fushave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, shqiptarë të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe diaspora, Kryeministri Berisha u shpreh se të përjetosh një 100 vjetor është një privilegj i madh.
Ai theksoi se 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë ishte dhe mbetet ngjarja më e madhe në historinë kombëtare të shqiptarëve.
Kurse paralajmëroi se kjo ngjarje duhet të pritet, të festohet në mënyrën më dinjitoze dhe me të gjithë angazhimin e merituar, për një kremtim sa më të qytetëruar e më dinjitoz të kësaj ngjarje të madhe.