English

Shpresë në gjetjen e kurës për sklerozën

Itali, 13 Qershor NOA - Kura për sklerozën mund të jetë shumë pranë zbulimit të saj.

Një skuadër studiuesish italianë ka zbuluar se si mund të përmirësohen degjenerimet e mielinës, që kalon në fibrat nervore të të prekurve nga kjo sëmundje, duke e bërë të pamundur komunikimin ndërmjet neuroneve.

Ky zbulim, i publikuar në Nature Neuroscience, i detyrohet grupit të Carla Taveggia, drejtore e laboratorit mbi mielinën në Institutin e Neurologjisë Eksperimentale në spitalin milanez të San Raffaele.

r.b/NOA

KOMENTE