English

Terror një gruaje dhe fëmijës gjatë grabitjeje brenda në shtëpi

Prizren, 13 Qershor 2011 NOA – Minuta të frikshme kanë përjetuar nënë e bijë në Prizren, kur një person hyri brenda shtëpisë për të plaçkitur.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës së djeshme në fshatin Korishë, në Prizren dhe për këtë ngjarje është arrestuar një i dyshuar shqiptar.

Sipas denoncimit dhe hetimeve që kreu policia, zbardhet se në errësirën e natës, i dyshuari ka hyrë me dhunë brenda në banesën ku ndodhej gruaja, një shqiptare nga Prizreni, dhe ka rrëmuar nëpër shtëpi, duke dashur të plaçkitë.

Në këto momente, gruaja e re, e pambrojtur, e terrorizuar nga frika ka marrë vajzën e saj të mitur dhe është mbyllur në një dhome të shtëpisë.

Autori pasi ka vjedhur disa sende në banesë, ka bërë përpjekje të largohet por policia thotë se ai gjatë ikjes ka pësuar lëndime trupore. Konfirmohet se në këtë ngjarje ka pësuar lëndime edhe gruaja e re, por nuk qartësohen rrethanat e plagosjes së viktimës së grabitjes dhe autorit. Policia konfirmoi se “viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor”, kurse bëhet e ditur se “me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

a.b/NOA

KOMENTE