Brescia, 13 qershor, NOA – Preferuan më mirë të flirtojnë brenda një garazhi, duke u hequr si dy homoseksualë, sesa të kapeshin nga policia me kokainën që mbanin të fshehur.
Kjo është ngjarja e sajuar nga dy emigrantë shqiptarë, të cilët kanë mësuar se po ndiqeshin nga policia për gjysëm milionë euro kokainë që fshihnin në makinën e tyre.
Menjëherë janë mbështjellë me njëri-tjetrin, si dy djem të dashuruar, gjithçka për të mos tërhequr vëmendjen dhe gjetur më pas sasinë e kokainës të fshehur në makinën Mercedes të tipit Class A.
Në fakt, policët italianë kishin vënë re një sjellje të çuditshme pas mbërritjes në garazh të dy djemve dhe u janë vënë pas, duke rënë në gjurmë të drogës që ata fshihnin.
Ngjarja e raportuar nga mediat italiane, mësohet se ka ndodhur në Brescia, ndërsa tashmë, dy shqiptarët janë vënë në pranga.
Ata do të përgjigjen tashmë para hetuesve për rrethanat rënduese në të cilat gjenden, nisur kjo edhe nga sajesa e të qenit homoseksualë, përveç faktit të transportit të drogës.
Akte për të cilat, të paktën mund të dënohen me dhjetë vjet burg. n.e/NOA