English

Urgjent – Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PS

Tiranë, 13 Qershor 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Kolegji Zgjedhor vendosi të pranojë një pjesë të kërkesës së Partisë Socialiste duke vendosur që të bëhet rihapje e kutive te tjera.

Gazetarja e NOA nga Gjykata e Apelit konfirmon se Kolegji Zgjedhor ka kërkuar nga KQZ që të bëjë një rivlerësim edhe të kutive që nuk janë hapur.

Kjo do të thotë se nëse janë hapur afro 117 kuti duhet të bëhet rinumërim edhe për mbi 300 kuti të tjera të cilat do të duhet të hapen.

e.t/NOA

KOMENTE