Angli, 13 Qershor NOA - Të gjithëve na ka rastisur të shikojmë për një kohë të gjatë peizazhe dhe si rrjedhojë të qëndrojmë të mahnitur dhe të provojmë një ndjesi qetësie dhe jetëgjatësi prej tyre.
Diçka e tillë ndodh pasi në zona të trurit të pozicionuara larg nga makineria jonë e rëndë, ndodh një harmoni dhe gjithçka funksionon në sinkron.
Është njësoj si të thuash se pavarësisht nga largësia ku mund të jem, kam sërish të njëjtat ndjenja.
Ky zbulim është kryer nga studiues të Universitetit të Sheffild, të drejtuar nga Michael Hunter i SCANLab, që kanë publikuar zbulimin e tyre tej revista NeuroImage. Skuadra e hulumtuesve ka përdorur rezonancën magnetike funksionale, për të kuptuar se si funksiononte truri i 12 vullnetarëve të cilët u vunë përballë dy peizazheve të ndryshëm: dallgët e një shkretëtire në rërë dhe një situatë trafiku në autostradë.
r.b/NOA