English

Zjarr në banesë, nxirren nga flakët dy fëmijët

Sarandë, 13 qershior 2011 NOA- Dy fëmijë, përkatësisht të moshës 3 dhe 5 vjeç i kanë shpëtuar flakëve të rëna në shtëpinë e tyre në qytetin e Sarandës. Rreth orës 17.30 policia e qytetit është njoftuar për zjarrin e rënë në katin e gjashtënjë pallati në qytetin jugor bregdetar. Zjarrëfikësit e mbërritur menjëherë në vendngjarje kanë mundur të nxjerrin nga banesa dy vogëlushët. Apartamenti, i cili i përket shtetases Teodora Kristo ka pësuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka njoftime për dëme në njerëz.

a.q/NOA

KOMENTE