English

Zona PLUS mbërrin në Sarandë, Berat, Burrel dhe Rrogozhinë

Shpërndahen 200 karta falas për klientët e parë, përfitojnë nga oferta të gjithë pikat e Zona PLUS të hapura gjatë muajit maj dhe qershor

Tiranë, 13 Qershor 2011 NOA - PLUS shpërndan 200 karta falas për klientët e parë të rrjetit Zona PLUS të hapura gjatë muajve maj dhe qershor.

Kompania njoftoi se oferta e re fillon në qytetin bregdetar të Sarandës, ku është hapur Zona PLUS më e fundit, ndërsa do të vijojë edhe në qytetet e tjera të Beratit, Burrelit dhe Rrogozhinës që do të hapin dyert, për të gjithë klientët e PLUS, në këto qytete, brenda muajit qershor.

Përfitues të 200 kartave falas bëhen edhe pikat Zona PLUS të hapura gjatë muajit maj, tek Bulevardi Bajram Curri, pranë Gjykatës së Tiranës, në Kamëz dhe Bathore si dhe në qytetet e Vlorës, Kukësit, Përrenjasit, Pogradecit, Lezhës dhe Fushë-Krujës.

Sakaq, PLUS, celulari më i ri në treg konfirmon praninë e tij nga veriu në jug, përmes rrjetit të pikave të shitjes Zona PLUS, në 26 qytete të vendit. ZONA PLUS siguron për klientin shërbimin më të kompletuar, në linjë me objektivat e një kompanie të teknologjisë së lartë siç është PLUS.

Një staf i kualifikuar dhe i dedikuar i përfaqësuesve të shitjeve është në gatishmëri për të plotësuar çdo kërkesë, bën të ditur kompania. Ajo veçon edhe faktin se rrjeti aktual i Zona PLUS është zgjeruar me ritme të shpejta.

Kështu, Plus është tashmë i pranishëm në qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Shkodrës, Vlorës, Sarandës, Lezhës, Kukësit, Pogradecit, Përrenjasit dhe Fushë Krujës.

Në qytete të tjera si Fieri, Korça, Lushnja, Kavaja, Librazhdi, Kruja, Cërriku, Rrogozhina, Laçi, Peqini, Mamurrasi, Velipoja, Shëngjini, Kopliku, Delvina etj., produktet e PLUS përfitohen dhe në më shumë mbi 420 pika të tjera shitjeje kudo që shfaqet logo e PLUS, në të gjithë vendin.

a.b/NOA

KOMENTE