English

Biznesmeni shqiptar lirohet nga burgu i Beogradit

E martë, 14 qershor 2011, NOA - Anton Stanaj, biznesmeni shqiptar nga Podgorica i dyshuar për trafikim cigaresh u lirua nga burgu i Beogradit për tu mbrojtur në liri, pas katër vitesh paraburgimi.

Stanaj ishte arrestuar në shtator të vitit 2007 në aeroportin e Beogradit dhe u dënua me gjashtë vite e gjysmë burg si organizator i një grupi për trafikimin e cigareve.

Ai u la i lirë pas një kaucioni të deponuar pranë gjyqësorit serb me një vlerë prej 400 mijë eurosh, që të jetë i pranishëm gjatë hetimeve për organet hetimore serbe.

Përveç dënimit me burg, Stanaj ishte dënuar edhe me 10 milion denarë për dëmtimin e buxhetit të Serbisë nga kontrabanda e cigareve.

Bashkë me të po vuajnë burgun edhe 14 persona të tjerë që ishin përfshirë në rrjetin e trafikimit të cigareve.

Grupi i ndaluar akuzohet për trafikim cigaresh në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni, Rumani dhe Hungari.

INA/NOA

KOMENTE