Milano, 14 Qershor NOA - Manchester City ka vënë në shënjestër Marek Hamsik.
Një problem më shumë për Milanin, që ndiqte mesfushorin e Napolit me interes tepër të madh.
Skuadra e City, e drejtuar nga tekniku italian Roberto Mancini, sipas shtypit britanik, i ka ofruar presidentit të klubi të Napolit, De Laurentiis një shifër pranë 40 milionë eurove.
Me të njëjtat para në krahun tjetër, Milani mund të drejtohet në një objektiv tjetër të çmuar të merkatos: Bastian Schweinsteiger.
Talenti i Bajernit pëlqehet së teprimi nga tekniku i kuq e zinjve Allegri.
r.b/NOA