English

Doganat, Shqipëria gati për kodin europian

Tiranë, 14 qershor 2011 NOA- Bashkimi Europian i dorëzoi doganave shqiptare kodin e ri doganor. Duke filluar që nga viti 2013, dogana shqiptare do të funksionojë në bazë të rregullave të hartuara prej specialistëve Europianë. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së posaçme, ambasadori Ettore Sequi shef i delegacionit të BE-së në Shqipëri u shpreh se kodi pritet që të ndikoj në rritjen e eficencës së doganave shqiptare dhe natyrisht në lehtësimin e procedurave për konsumatorët. “Projekti për mbështetjen e doganave është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë por edhe për BE-në. Një sistem doganor eficent është i rëndësishëm për vet faktin e se e afron vendin tuaj më shumë me Europën. Ky projekt do të krijojë mjaft lehtësira edhe për konsumatorët. Madje, mund të ndikojë edhe në uljen e korrupsionit pasi një legjislacion i fuqishëm është një hap përpara”, theksoi Sequi. Kreu i financave Ridvan Bode ka deklaruar se qeveria e ka si synim arritjen e standarteve Europiane. Kjo sipas Bodes do të ndikoj në lehtësimin e procedurave të lëvizjes së mallrave midis vendeve. a.q/NOA

KOMENTE