Tiranë, 14 qershor 2011 NOA- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka reaguar pas vendimit të së hënës të Kolegjit Zgjedhor. Ristani ka siguruar se KQZ do të numërojë çdo votë në kutitë e cilësuara si problematike, sikundër u vendos edhe nga gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor.
“Kolegji konfirmoi se proçedura e ndjekur nga Kqz ka qenë e rregullt”, ka deklaruar Ristani, i cili ka bërë të ditur se, numërimi i fletëve të hedhura gabim do të kryhet nga grupe numëruesish. Kreu i KQZ-së tha se puna do të nisë sapo në këtë Komision të mbërrijë vendimi i një dite më parë i Kolegjit Zgjedhor.
a.q/NOA