Tiranë, 14 qershor 2011 NOA- Plagosen me thikë të rinjtë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Durrësit, kur dy të rinjtë janë grindur për motiva banale. Si rezultat, është plagosur Ermal Gjini, i cili është dërguar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak. Konfirmohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për identifikimin e të riut tjetër, i cili ka plagosur Gjinin.
a.q/NOA