English

Hëna, “lady in red” në mbrëmjen e 15 qershorit

NASA, 14 qershor 2011 NOA- Përgatituni për një spektakël qiellor gjatë mbrëmjes së të mërkurës. Nëse moti do të jetë i favorshëm, spektakli do të jetë i mrekullueshëm, vlerësojnë ekspertët, falë Hënës e cila do të ngjyroset në të kuqe më të errët, ashtu siç nuk shihet prej 10 vjetësh. Më 15 qershor duhet të jemi gati për të parë ngjyrosjen me të kuqe të hënës dhe një eklips total të saj. Spektakli parashikohet të jetë i jashtëzakonshëm, por vëzhgimi i këtij eklipsi do të jetë tepër i ndërlikuar në fazat e tij fillestare. Gjatë perëndimit, në orën 19:23, Hëna do të gjendet ende nën horizont dhe qielli nuk do të jetë ende plotësisht i errësuar. Për këtë arsye, nuk do të jetë e lehtë të shihet qartësisht avancimi i hijes së Tokës mbi Hënë. “Gjithmonë nëse do ta lejojnë edhe kushtet e motit, pjesa e dytë fenomenit do të jetë e vëzhgueshme pa vështirësi të veçanta”- saktësojnë ekspertët. Fenomeni, që do të zgjasë maksimalisht deri në orën 22:12 të datës 15, pritet të "ulë siparin" më 1:02 të 16 qershorit. Një eklips hënor ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një vijë, dhe Hëna kalon konin e hijes së projektuar nga Toka. Eklipsi mund të jetë total, ose i pjesshëm në varësi të faktit nëse Toka, Hëna e Dielli janë ekzaktësisht të përvijëzuar, apo jo. Një situatë e tillë verifikohet saktësisht prej 4 miliardë vitesh. Fenonemi i 15 qershorit do të jetë një eklips normal, që mund të shihet me sy të lirë por nëse disponohen dylbi apo teleskopë sado të thjeshtë, spektakli do të jetë edhe më madhështor.

Tre eklipse për 30 ditë

Sistemi diellor prej gati një muaj është prekur nga eklipset. Kështu, eklipsi I parë për vitin 2011 ka qenë ai diellor I datës 1 qershor, ndërkohë që pas hënës së kuqe te 15 qershorit, një tjetër eklips, sërish diellor do të shoqërojë planetet, këtë hërë në datën 1 korrik. Përvec spektaklit në qiell, eklipset ngjallin interes të madh edhe për supersticiozët dhe të apasionuarit pas horokskopit.

a.q/NOA

KOMENTE