Madrid, 13 qershor 2011, NOA- Një person i irrituar nga jeta i moshës 34 vjeçare, deri dje i papunë në Puerta del Sol, në zemër të Madridit, mësoi se kishte fituar 1.348 milionë euro të Lotarisë “La Primitiva”, thuhet në shtypin spanjoll. I ri ishte vendosur nga java e shkuar në republikën liberale Sol në një kamp, duke pushuar atje prej 4 javësh. Në ditët e shkuara ai kishte blerë një biletë llotarie në një pikë shitje afër zonës ku ishte vendosur dhe papritmas e ka gjetur veten fitues.
a.y/NOA