English

Komisioni kalon Fatmir Hoxhën për në Kushtetuese dhe 2 të tjerë për Gjykatën e Lartë

Tiranë, 14 qershor 2011, NOA- Komisioni parlamentar i ligjeve gjatë mbledhjes së ditës së sotme ka diskutuar vendimmarrjen në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Më tej nga ky komision është vendosur që të kalojë për votim në parlament kandidati Fatmir Hoxha si pretendent për anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu edhe për Gjykatën e Lartë janë kaluar kandidatët Shkëlzen Selimi dhe Edmond Islami të cilët pritet të zënë vendet vakante.

Sakaq nga anëtarët e komisionit u tha se disa nga kandidatët e tjerë nuk përmbushin kushtet për këto poste.

a.y/NOA

KOMENTE