Beograd, 14 qershor 2011 NOA- Gazeta serbe Blic pohon se ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, nuk është kontaktuar në lidhje me formimin e ekipit të ri nën ombrellën e EULEX-it i cili do të hetojë akuzat për trafikim organesh në Kosovë. Sipas gazetës, Del Ponte ka qenë e befasuar nga informacioni për formimin e ekipit dhe konkursit për përzgjedhjen e ekipit të ri të përbërë prej 7 anëtarësh. “Për këtë nuk di asgjë, por duhet të presim që të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë Del Ponte.
Gazeta pohon se jozyrtarisht ka informacione që konkursi për zgjedhjen e ekipit 7-anëtarësh është mbyllur, dhe gjatë kësaj javë do të publikohen edhe emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët duhet të hetojnë sistemin e rrëmbimeve, vrasjeve dhe të trafikimit të organeve.
a.q/NOA