English

Merret në mbrojtje 25 vjeçarja, e dhunonte bashkëjetuesi

Durrës, 14 qershor 2011, NOA- Policia e Durrësit gjatë ditës së djeshme është njohur me padinë e një 25 vjeçareje e cila denoncoi bashkëjetuesin e saj se e dhunonte. sipas policisë bëhet e ditur se menjëherë pas padisë ndaj vajzës është lëshuar Urdhri i Menjëhershëm i Mbrojtjes, pasi sipas deklaratës së 25-vjecares nga Durrësi ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike personi me të cilin bashkëjeton.

Nga dëshmia ai është identifikuar si A.R. i moshës 36 vjeçare, banues ne Durrës, ndërkaq edhe ndaj këtij të fundit nisën hetimet a.y/NOA

KOMENTE