E martë, 14 qershor 2011, NOA- “Sot i plotësova letrat për të synuar zyrën e presidencës së Shteteve të Bashkuara. Pra unë shumë shpejtë do ta bëjë edhe shpalljen formale”, deklaroi Michelle Bachmann, ligjvënësja republikane amerikane.
Deri më tani ajo është femra e parë që e ka paraqitur pjesëmarrjen në garën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në daljet e shpeshta publike, Bachman ka kritikuar dhe dënuar ashpër, politikën e ndjekur nga presidenti aktual Barack Obama.
Deklarimin e saj zyrtar si kandidate për presidente ajo e bëri gjatë debatit të parë të kandidatëve republikanë, që u mbajt në New Hampshire.
a.y/NOA