Tiranë, 14 qershor 2011 NOA- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duke komentuar vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor deklaroi se edhe këtë herë, sipas tij nuk u dha drejtësi.
“Kolegji nuk pati kurajon të shohë në sy të vërtetën, por nuk mbylli sytë përpara të vërtetës së manipuluar të KQZ-së. Sot u kthy procesi në tryezën e kanibalizmit të këtij komisioni”, tha Rama përpara gazetarëve.
Kryesocialisti konfirmoi edhe sot se, opozita do t’i shkojë deri në fund betejës ligjore, ndonëse në KQZ, sikundër u shpreh ai, nuk pritet gjë tjetër vecç kanibalizmit me votat e qytetarëvë.
“Grabitësit mund të dhunojnë hapur për të vulosur humbjen si fitore, por ky popull nuk do t’i shohë ata si fituesit e 8 majit. Ne fituam në Tiranë dhe në të gjithë vendin, ndaj, ky proces është shembulli më i mirë për nevojën e largimit të këtij koalicioni hajdutësh”, ka përfunduar kryetari i PS, Edi Rama.
a.q/NOA